A ka shanse ndonjëra nga bukuroshet e Europës të fitojë Miss Universe?!
Konkursi ndërkombëtar i bukurisë Miss Universe 2025 po përgatitet për edicionin e tij të 74-të, i caktuar të zhvillohet më 21 nëntor 2025, në qytetin e Pak Kret, Nonthaburi, në Tailandë.
Në këtë edicion, janë regjistruar mbi 119 konkurrente nga vende të ndryshme të botës. Midis përfaqësueseve ka disa emra që bien në sy për arritje, përfaqësim historik ose përkrahje të madhe nga publiku, komentet e të cilit s'kanë qenë të pakëta...
Në video shfaqen përfaqësueset e Europës në Miss Universe, nisur nga vendi ynë, Kosova, Greqia, Serbia etj.
Konkurrentet kanë marrë kritika për pamjen, pjesa më e madhe e të cilave akuzohen për ndërhyrje kirirgjikale dhe estetike. Pjesa tjetër për mospërputhje të karakteristikave racore të vendit që përfaqësojnë.
Do të jetë interesante të shihet se si përfaqësimi shqiptar do të shfaqet në skenë në cilin vend mund të arrijë në ‘top’ finale.