Tri ditë para balotazhit – Kurti njofton për procesimin e 100 eurove për studentët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.11.2025, 17:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë procesuar 100 eurot për grupin e parë të studentëve. Këto para u procesuan vetëm tri ditë para se të mbahet balotazhi në disa komuna, ku në garë janë edhe kandidatë të partisë së Kurtit.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka deklaruar se pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

Ky vendim është parë si politik, meqë shuma prej 100 eurove për studentët është ekzekutuar vetëm tri ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit