Nisin të dalin 100 eurot për studentët të premtuara nga Qeveria Kurti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.11.2025, 16:47

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, iu ka dërguar mesazh studentëve që kanë përfituar 100 euro nga Qeveria e Kosovës.

“Të dashur studentë, më lejoni të iu uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesës së njëhershme prej 100 EUR. Me qeverinë tonë, studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga ZKM.

Theksojmë se me 7 tetor Qeveria kishte vendosur që të ndante nga 100 euro për studentët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit