Një shqiptar, pronar i një “shtëpie” në Angli ka denoncuar në redaksinë tonë një vjedhje të kryer nga disa bashkatdhetarë.
Ai ka treguar se personat që shihni në video, të gjithë shqiptarë, por jo të maskuar mirë, kanë hyrë në “shtëpinë” e tij dhe kanë vjedhur çfarë kanë gjetur.
Ai thotë se shqiptarët i kanë vënë thikën në fyt punëtorit, që ka qenë i vetëm, dhe duke e mbajtur të kërcënuar, kanë vjedhur “shtëpinë”.
Tani ai kërkon ndihmën e bashkatdhetarëve, kudo ku ndodhen, për ta ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve që i kanë thyer “shtëpinë” pasi thotë se këto gjëra nuk duhet të ndodhin mes shqiptarëve, duke i shkaktuar dëme njëri-tjetrit.
Ai ofron edhe një shpërblim të mirë për këdo që i jep informacione të sakta për “skifterët shqiptarë”.