Po lufton për jetën! Të ndihmojmë Ermalin që fëmijët e tij të mos rriten jetimë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2025, 15:51

LINKU I GoFundMe

Familjarët e Ermal Kasës bëjnë apel urgjent për ndihmë. Ermali, 37 vjeç dhe baba i dy fëmijëve të vegjël, është diagnostikuar me kancer testikular, i cili ka përhapur metastaza në mushkëri dhe në kokë. Ai ndodhet aktualisht në spitalin Charité në Berlin, por pa dokumentacion dhe me shpenzime të mëdha, trajtimi i tij kërkon 250,000 euro, një shumë që familja nuk mund ta përballojë pa mbështetjen e shqiptarëve me zemër të madhe.

Ermali është një baba dhe vëlla i dashur, i cili çdo ditë përpiqet të qëndrojë i fortë për fëmijët e tij 1 dhe 3 vjeç, të cilët mund të mbesin jetim nëse shqiptarët nuk kontribuojnë. Ata tregojnë se çdo moment me të është i çmuar dhe çdo ndihmë e vogël i jep shpresë se ai mund të fitojë betejën. Ermali lufton me guxim, duke mos u dorëzuar, për të mos i lënë fëmijët jetimë dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të rriten pranë babait të tyre.

Për të mbështetur shërimin dhe qëndrimin në spital, familjarët kanë hapur një faqe GoFundMe dhe bëjnë thirrje për çdo ndihmë donacione, shpërndarje e informacionit dhe mbështetje morale. Çdo kontribut, sado i vogël, është një shpresë për Ermalin dhe një mundësi që fëmijët e tij të mos humbasin babanë. Familjarët falënderojnë nga zemra çdo person që vendos të bëhet pjesë e kësaj beteje që do të shpëtojë Ermalin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit