Një qytetar i cili kishte zgjedhur ta kalonte pasditen e sotme në zonën e Volorekës në Pogradec, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë të pakëndshme që i ndodhi me automjetin e tij.
Ai tregon se kishte parkuar pranë liqenit, në një vend ku nuk kishte asnjë tabelë që ndalonte parkimin. Megjithatë kur u kthye, gjeti një fletë gjobe të vendosur nga policia bashkiake, pa e kuptuar qartë se çfarë ishte shkruar në të.
I indinjuar ai pyet nëse është e drejtë kjo praktikë e Policisë, e cila mbush makinat me gjoba në një vend ku nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese?!
“O Jeta Osh Qef, përshëndetje! Sot isha në Pogradec, në Volorekë, dhe parkova makinën në një vend ku nuk kishte asnjë shenjë ndaluese. Më vonë vjen policia bashkiake dhe më vendos një gjobë, pa pasur asnjë paralajmërim. Dhe mirë që e venë, po nëse dikush mund ta lexojë çfarë ka shkruar punonjësi i policisë, do isha shumë mirënjohës,” është shprehur qytetari.