Ky është i dyshuari nga Drenasi për vrasjen e dy vëllezërve Malishevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.11.2025, 13:27

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e dy vëllezërve nga fshati Golluboc i Malishevës. Sipas njoftimit zyrtar, vrasja e tyre është bërë me armë zjarri rreth orës 11:30.

Policia ka identifikuar personin e dyshuar për këtë rast, por ndodhet ende në arrati.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore (vëllezër) të moshës madhore, janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QKMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.

Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.

Mësohen se viktimat janë dy vëllezër të moshave 32 dhe 40 vjeçe.

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gullbovc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit