Kur Berisha mbështeste martesat gay: Orientimi i ndryshëm seksual ekziston

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2025, 13:26

Sot, Sali Berisha iu bashkëngjit protestës përpara Kuvendit, duke sulmuar ligjin për barazinë ligjore dhe duke e paraqitur atë si një kërcënim për familjen dhe vlerat tradicionale.

Ky ligj i bazuar fund e krye me ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys kushtetutën e vendit, përmbys kodet e vendit dhe penalizon ata që duan të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj,” deklaroi Berisha.

Por ky qëndrim duket të jetë një ndryshim i thellë nga ajo që Berisha thoshte vetëm një dekadë më parë. Në vitin 2010, ai pranoi hapur realitetin e orientimeve të ndryshme seksuale.

Ai ekziston, pavarësisht besimeve apo bindjeve politike, dhe Tirana është qytet i tolerancës, ndërsa vendi është i lirive të garantuara,” deklaroi Berisha asokohe.

Ky ndryshim radikal nuk është thjesht një lëvizje taktike, është një hipokrizi e hapur. I njëjti politikan që njëherë pranoi dhe mbështeti diversitetin, tani e përdor të njëjtin fenomen për të manipuluar opinionin publik. Nuk është thjesht kontradiktë është një goditje ndaj besueshmërisë së vet politikës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit