“Kaos para shkollës ‘Jani Minga’ në Vlorë: Makinat bllokojnë trotuaret dhe vizat e bardha

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2025, 14:16

Një qytetar ka denoncuar një situatë problematike në shkollën "Jani Minga" në Vlorë.

Ai ka treguar me pamje se si para oborrit dhe trotuarit të shkollës, parkohen makina duke bllokuar qarkullimin për mjetet e tjera por edhe prindërit e fëmijët e tyre. Në pamje mund të shihni se si makinat kanë parkuar mbi vizat e bardha duke e bërë të pamundur lëvizjen e prindërve që mund të jenë me karroca.

Për ironi, në momentin që qytetari raporton këtë situatë problematike, policia kalon në rrugë, por qytetari thotë se asnjë masë s'merret prej tyre edhe pse situata është kthyer në një problematikë të përditshme.

Qytetarithekson se prindërit e kanë raportuar me kohë këtë problem, por ende nuk ka pasur ndërhyrje efektive për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe rrjedhshmërinë e qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit