Mickoski: Jemi shumë përpara Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.11.2025, 13:14

Hristijan Mickoski komentoi raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë. Ai tha se nuk pajtohet me deklaratën e disa komisionerëve evropianë se Shqipëria është përpara Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. “Do të ishte më mirë nëse do të bënim ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj do të kishim një “veto” dhe probleme të reja, dhe pastaj do të kishim një pesëshe”, tha Mickoski.

Ai shtoi se tani, pas zgjedhjeve, qeveria do të përqendrohet në reformat në gjyqësor.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga Raporti sepse nuk ka regres. Ka ngecje në disa fusha, dhe për këtë arsye nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori, dhe tani pas zgjedhjeve do të merremi shumë seriozisht me atë temë. Në përgjithësi mund të vlerësoj se është i mirë, por nuk mund të pajtohem me konstatimin se disa vende janë para nesh për anëtarësim në BE. Ne jemi para Shqipërisë, edhe pse disa eurokomisar kanë thënë disa gjëra të tilla, kështu që kur do të analizohet se cili vend është gati, Mali i Zi është i pari, Maqedonia dhe Serbia në vendin e dytë, dhe pastaj vjen Shqipëria”, tha Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit