Hysen Myzyri, një banor i Petrelës në periferi të kryeqytetit, i është drejtuar redaksisë sonë për të ngritur zërin publikisht për një problem që ka me fqinjin e tij Artur Morina prej vitesh.
E gjitha lidhet me bllokimin e një rruge nga ana e Morinës, dhe për pasojë Hyseni që është denoncues, nuk mund të shkojë dot te toka e tij që e ka disa metër poshtë shtëpisë. Sipas asaj që thotë Hyseni, Artur Morina erdhi disa vite më parë në Petrelë, dhe pasi bleu një pronë ndërtoi një shtëpi.
Pasi ndërtoi shtëpinë kërkoi me mirëkuptim të vendoset këtë derë që shihet në video, duke bllokuar kështu rrugën e fqinjit të tij që është vendali prej shumë vitesh. Përveç kësaj, sipas Hysenit, Artur Morina zaptoi disa dylymë tokë rreth shtëpisë, pavarësisht se me dokumenta ka vetëm 317 metër katror.
Hyseni ndoqi rrugën ligjore për të kërkuar një vendkalim për te prona e tij, por institucionet si IMT dhe Bashkia Tiranë nuk i kanë dhënë ende një zgjidhej problemit.
“I kam kërkuar bashkisë, që te toka publike që IMT-ja i hoqi Morinës, të marrë një leje dhe të kaloj te prona ime. Po bëj dy vite që nuk shkoj dot te toka. Në mes të Tiranës institucionet nuk reagojnë. Kam besim vetëm te kryeministri, të tjerët rrinë duke ngrënë qofte dhe salcë kosi. Është shumë e thjeshtë, vjen e verifikon dhe thua sa metër ke ti, sa ti tjetri,” thotë Hyseni.
Ai shton se këtë problem do ta zgjidhë me rrugë ligjore, prandaj vendosi që të dalë publikisht për të bërë thirrje për ndërgjegjësim institucional që kjo çështje të marrë një zgjidhje përfundimtare.
Shkrimi u mor nga TVA News!