“S’ka internet, as shërbim”, qytetarët bllokohen prej orësh në Poliklinikën e Korçës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.11.2025, 11:55

Një situatë kaotike është raportuar paraditen e sotme në Poliklinikën e Korçës, ku dhjetëra qytetarë janë detyruar të presin me orë të tëra në radhë për shkak të rënies së sistemit elektronik.

Sipas denoncimeve të bëra nga qytetarët, në institucion është krijuar rrëmujë dhe radhë e gjatë pritjeje, pasi punonjësit kanë njoftuar se “ka ikur interneti” dhe nuk mund të procedohen shërbimet.

Na sjellin vërdallë, s’ka sistem, jemi këtu prej dy orësh,” shprehen qytetarët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikthimin e funksionimit normal të sistemit.

Mungesa e internetit dhe bllokimi i programit të regjistrimit mjekësor kanë ndalur dhënien e recetave dhe vizitat tek mjekët e familjes, duke krijuar pakënaqësi të mëdha te pacientët, shumica prej të cilëve janë të moshuar.

Kjo problematikë haset vazhdimisht në Poliklinikat dhe Qendrat Shëndetësore, ku për shkak të mungesës së internetit, apo edhe vonesës së mjekëve, qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra në radhë.

Denoncimi i qytetarit:

"Poliklinika Korce, po behemi te gjithe cope, thon qe ka ikur interneti. Po shtypemi me njeri tjtrin kemi hall ju lutemi publikoheni ju faleminderit! Njer na thon ska sistem na sjell verdall ju lutem kerkojme ndihme? Qe 2 ore jemi ketu"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit