Vetëm pak javë pasi kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, publikoi me krenari transformimin e rrugës “Ardian Kodra”, qytetarët kanë denoncuar në JOQ gjendjen e saj pas reshjeve të para të vjeshtës.
Më 18 tetor, Beci kishte ndarë në rrjetet sociale pamje nga rruga e rikonstruktuar, duke shkruar: “Mirëmëngjes me transformimin e rrugës ‘Ardian Kodra’! Pas më shumë se 30 vitesh, shirat nuk do të jenë më problem për banorët e zonës së Fermentimit.”
Por, vetëm një muaj më vonë, pas disa ditësh me shi, asfalti i ri është dëmtuar dukshëm, me gropa dhe çarje në disa segmente të rrugës. Banorët e zonës kanë denoncuar publikisht situatën, duke theksuar se punimet nuk kanë rezistuar as për një javë me reshje.
Sipas tyre, cilësia e dobët e punimeve tregon mungesë serioze mbikëqyrjeje nga institucionet përgjegjëse, dhe ngre dyshime mbi mënyrën e zbatimit të kontratës. Ata thonë se nëse kjo është gjendja tani, nuk mund ta imagjinojnë si do të bëhet në dimër.
Sipas tyre gjendja aktuale e rrugës tregon transparencën e projekteve infrastrukturore të Bashkisë Shkodër dhe për mënyrën se si raportohen arritjet publike në rrjete sociale.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje, ka 1 muj asht ba asfalti i ri demek, shif si a ba me 1 jav shi. Ne shkoder ne lagjen Ardian Kodra. Asfalti asht shtru tash 1 muj, ra 1 jav shi edhe shif si a ba. Le kur te vin dimri i madh si bahet