Një qytetar ka denoncuar përmes një videoje drejtuar redaksisë së JOQ ndotjen alarmante në pyllin e Sodës dhe përgjatë vijës bregdetare në Vlorë.
Sipas tij , e gjithë zona mjedisore dhe në një nga hapësirat natyrore më të bukura të qytetit, është mbuluar nga mbeturinat që i sheh nga do që hedh sytë.
Ai thotë se Bashkia Vlorë duhet të marrë masa të menjëhershme për pastrimin e pyllit por edhe ndëshkimin e personave të papërgjegjshëm që hedhin mbeturina vend e pa vend dhe nuk respektojnë natyrën që është e të gjithëve.
Duhet thënë se ndotja e mjedisit në pyllin e Sodës është një problem i përsëritur, i cili vijon prej vitesh për shkak të mungesës së menaxhimit të mbetjeve urbane, mosvendosjes së koshave, por mbi të gjitha nga papërgjegjshmëria individuale.
Për këtë arsye Bashkia Vlorë duhet të marrë masa dhe t'i japë zgjidhje këtij problemi të vazhdueshëm dhe të përsëritur.
Denoncimi i qytetarit:
Gjendja eshte alarmante ne pyllin e sodes Vlore. Bashkia duhet te mari masa dhe te denohen njerzit e pa pergjejshem