Një rast i shfrytëzimit të prostitucionit është zbuluar në Tiranë, ku një shtetase kineze 47-vjeçare, F. Z., është arrestuar nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ajo dyshohet se ka organizuar dhe përfituar nga aktiviteti i dy bashkëkombëseve të saj, të cilat ushtronin prostitucion në apartamentin ku banonin.
Dy shtetase të tjera kineze, D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, janë përfshirë në procedim penal për veprat “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”. Hetimet ndaj tyre janë në vazhdim për të përcaktuar rolin e secilës në aktivitetin e dyshuar.
Materialet e çështjes janë referuar për ndjekje të mëtejshme, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet prostitucioni.