Bajrami qëlloi me çifte Vishën pas konfliktit për makinën e pashitur me akt noterial

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.11.2025, 09:24

Një konflikt mes dy të rinjve në Bathore ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të 24-vjeçarit Elvis Visha. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës, pasi mes të rinjve kishte pasur mosmarrëveshje lidhur me shitjen e një automjeti. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar, Doaldo Bajrami, 24 vjeç, i kishte shitur makinën Vishës, por ky i fundit kishte shmangur kalimin e pronësisë në noter. Bajrami kishte këmbëngulur disa herë për ta formalizuar shitjen, ndërsa Visha, që sipas burimeve njihej si përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e kishte refuzuar për shkak të frikës nga ndonjë incident rrugor që mund ta ekspozonte si pronar të mjetit.

Pas një debati mes tyre, situata ka degjeneruar në dhunë. Bajrami ka marrë në banesë një armë gjahu dhe ka qëlluar Vishën në krah. Pas ngjarjes, ai është arrestuar, ndërsa policia po vijon kërkimet për gjetjen e armës së përdorur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit