Për katër vite mbi 6 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2025, 15:12

Nga janari deri në shtator të këtij viti, mbi një mijë çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për nëntë muaj 1,187 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. ASK po ashtu ka publikuar shifrat e çifteve të shkurorëzuara ndër vite.

Sipas të dhënave të ASK-së, nga viti 2022 deri në shtator të këtij viti, janë gjithsej 6,250 çifte të cilët i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Gjatë vitit 2022 janë shkurorëzuar 1 685 çifte. Në vititn 2023 janë 1 713 raste të shkurorëzimeve dhe në vitin 2024 janë gjithsej 1 665 çifte të cilët i kanë ndarë rrugët e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit