“Castor”, superhëna më e madhe e vitit 2025

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.11.2025, 01:14

Hëna e plotë e nëntorit ka shfaqur këtë të mërkurë një pamje të jashtëzakonshme në qiell, duke u bërë superhëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit 2025.

Ky fenomen njihet si “Hëna e Kastorit” nga amerikanët vendas, pasi shënon periudhën kur kastorët janë më aktivë dhe gjuetarët vendosin kurthe përpara se ujërat të ngrijnë. Për shumë kultura, ardhja e Hënës së Kastorit simbolizon përgatitjen dhe durimin për dimrin që po vjen.

Superhëna e kësaj nate nuk është një hënë e zakonshme e plotë. Ajo ndodhi në perigjen, pika më e afërt e orbitës së Hënës me Tokën, rreth 356,980 kilometra larg. Për shkak të kësaj afërsie, hëna duket deri në 30% më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, duke ofruar një spektakël të mahnitshëm për të gjithë ata që shikojnë qiellin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit