Rritet inflacioni në Shqipëri, fajin e kanë qiratë!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.11.2025, 22:02

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pranoi se rritja e inflacionit në tremujorin e tretë ka ardhur kryesisht për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta të qirave.

Sipas Sejkos, inflacioni bazë arriti në 2.9%, një rritje e ndikuar “thuajse tërësisht nga qiratë”. Ai shtoi se çmimet e banesave me qira janë bërë një faktor kryesor në rritjen e kostove të jetesës, ndërkohë që çmimet e ushqimeve kanë shënuar rënie dhe ato të shërbimeve vetëm një lëvizje të lehtë.

"Rritja e inflacionit këtë tremujor u diktua nga rritja relativishte e shpejtë e çmimeve të qirave, rritja e lehtë e inflacionit të shërbimeve, si dhe nga stabilizimi i çmimeve të naftës. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të ushqimeve shënoi rënie, ndërsa inflacioni i artikujve të tjerë të shportës, u shfaq relativisht i qëndrueshëm. Në këndvështrim makro-ekonomik, trendi rritës i inflacionit gjatë tremujrit të tretë, pasqyroi rritjen e inflacionit bazë e të qëndrueshëm, kundrëjt rënies së inflacionit jo bazë dhe të importuar. Kështu inflacioni bazë u rrit në 2.9% në tremujorin e tretë, rritje kjo e ndikuar thuajse tërësisht nga rritja e çmimit të qirave”,- tha Sejko ndër të tjera.

Pavarësisht këtij zhvillimi, Sejko theksoi se ekonomia shqiptare vijon të rritet, tregjet financiare mbeten të qëndrueshme dhe politika monetare aktuale është ende e përshtatshme. Megjithatë, për shumë qytetarë që përballen çdo muaj me qira gjithnjë e më të larta, kjo duket më shumë si një furçë ndaj qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit