Një hetim i strukturave tatimore dhe të antikontrabandës ka nxjerrë në dritë një skemë të gjerë evazioni fiskal dhe kontrabande me karburant në disa zona të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, tri pika karburanti në Fushë Krujë, Burrel dhe Sarandë rezultuan se ushtronin aktivitetin pa licencë, ndërsa në depozitat e tyre u gjetën sasi të konsiderueshme karburanti të pashënuara në dokumentacion.
Kontrollet kanë treguar se përmes mjeteve matëse, subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra karburant, jashtë çdo regjistrimi fiskal. Të gjitha sasinë e kapura janë sekuestruar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrjetin e plotë të kontrabandës dhe përfshirjen e mundshme të zyrtarëve.
Burime nga hetimi thonë se subjekte të tjera mund të jenë pjesë e së njëjtës skemë që ka shkaktuar dëme të mëdha në të ardhurat publike.
![]()