Në dosjen që ka dalë në publik, Belinda Balluku shfaqet duke përdorur ndikimin e saj për të lehtësuar interesat eArbi Agalliu asokohe deputet i PD, për dy toka të tij në Vlorë. Bisedat mes Ballukut dhe Evis Berberit sugjerojnë se Balluku ka ndërmarrë veprime për të siguruar që Agalliu të marrë lejet e nevojshme për ndërtim, duke e përshkruar atë si “djalë qytetar” dhe duke garantuar se do të dëgjohej. Kjo ngre pyetje serioze mbi mundësinë e përdorimit të ndikimit politik për të mbështetur interesat personale, duke sjellë përfitime për deputetët dhe lidhjet e tyre me administratën.
Përmes këtij veprimi, duket se Balluku ka përdorur mundësinë e administratës për të fituar mbështetje nga Agalliu, duke ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të tij të pronësisë. Kjo krijon një imazh të lidhjeve të ngushta mes politikës dhe administratës, ku ndihma për lejet e ndërtimit mund të shërbejë si një "shkëmbim" për mbështetje politike. Mesazhet publikuar kanë nxjerrë në pah mënyrën se si ndodhin këto shkëmbime mes politikës dhe administratës, duke rritur dyshimet për ndikime dhe praktika të papastra në qeverisje.
Biseda Balluku dhe Evis Berberi për ish-deputetin e PD, Arbi Agalliu:
Evis Berberi: Patjeter, e kemi patriot.
Belinda Balluku: Por ne nuk kemi ca i bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Evis Berberi: Ok, ne japim mendim pasi ka marre leje.
Biseda e Arbi Agalliut dhe Evis Berberit:
Arbi Agalliu: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.
Evis Berberi: Mirembrema, neser ne mgis.
Arbi Agalliu: Miremengies! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.
Evis Berberi: Pa prob.
Evis Berberi i mesazh Belinda Ballukut: Sa percolla Agalliun.