Certifikohen këshilltarët e rinj të Këshillit të Komunës së Tetovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.11.2025, 15:15

Sot, në sallën e madhe të Komunës së Tetovës, është konstitouar Këshilli i ri Komunal pas zgjedhjeve lokale. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dorëzoi certifikatat e 31 këshilltarëve.

Këshilli i ri Komunal ka pësuar ndryshime të vogla krahasuar me përbërjen e mëparshme.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni VLEN fitoi 13 vende këshilltarë, ndërsa koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë 12 vende këshilltarësh.

OBRM-PDUKM në zgjedhjet e fundit ka marrë tre këshilltarë, ndërsa LSDM tani ka vetëm një këshilltar në vend të dy që kishte në përbërjen e mëparshme të Këshillit.

Risi është se "E Majta" tani ka arritur të hyjë në qeverisjen lokale në Tetovë me një këshilltar. Gjithashtu lista e pavarur "Më mirë për Tetovën" siguroi një vend në Këshillin e ri të Komunës së Tetovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit