Bari deri në gju dhe mbeturina kudo, Nuriu i Prrenjasit ka lënë në harresë varrezat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2025, 15:50

Në fshatin Rrajcë të bashkisë Prrenjas, varrezat ndodhen në një gjendje të mjerueshme.

Qytetarët kanë ngritur shqetësime për mungesën e mirëmbajtjes, duke theksuar se ambienti është i mbuluar nga mbeturinat dhe bari i rritur deri në gju.

Sipas banorëve, vendi i pushimit të të afërmve të tyre është lënë në harresë prej kohësh, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet lokale. Ata kërkojnë që Bashkia Prrenjas të ndërhyjë urgjentisht për pastrimin dhe sistemimin e territorit, duke i kthyer varrezat në një hapësirë të denjë për të ndjerët.

Banorët theksojnë se situata aktuale përbën jo vetëm mungesë respekti ndaj kujtimit të të ndjerëve, por edhe rrezik për shëndetin publik për shkak të mbetjeve të shumta.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje si jeni. Dua t them kemi nje ankes per varrezat n prrenjas fshati rrajce. Kjo eshte gjendja e tyre sic shihet, plot mbeturina, bari deri ne gju.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit