Pastronin paratë e drogës në Itali, sekuestrohen pasuritë e familjes Hyka në Fier

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.11.2025, 15:56

Prokuroria e Fierit ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasve Arjan Hyka, Mirjana Hyka dhe Klevis Hyka, si dhe të shoqërive që ata drejtojnë, të cilat dyshohet se janë përfshirë në pastrimin e parave të fituara nga trafiku i drogës në Itali. Hetimet kanë zbuluar se pasuritë dhe kompanitë e tyre, përfshirë shoqëritë “A” sh.p.k, “A Travel” sh.p.k, “A Bus” sh.p.k, “A I” sh.p.k dhe “M Trans” sh.p.k, janë përdorur për të fshehur burimin e parave të fituara nga aktivitetet kriminale. Arjan Hyka, i cili ishte arrestuar në Itali për trafik droge, dyshohet se ka dërguar miliona euro në Shqipëri përmes linjave të autobusëve që lidhin Shqipërinë me Italinë.

Në kuadër të hetimeve, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të Hykave dhe shoqërive të tyre, përfshirë apartamente në Fier dhe Tiranë, si dhe toka bujqësore në Fier dhe Vlorë. Të sekuestruara janë pasuri të ndryshme, si një apartament prej 135 m² në Fier, një tjetër prej 127 m² në të njëjtën qytet, toka arë në lagjen Sheq i Madh në Fier dhe njësi komerciale në Tiranë. Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë investuar me para të fituara nga aktivitetet e paligjshme të trafikut të drogës, dhe nuk justifikohen nga të ardhura ligjore.

Hetimet janë intensifikuar edhe për veprimtaritë e shoqërive të përfshira, si “A Travel” dhe “A Bus”, ku dyshohet se janë përdorur për të transportuar para të fituara nga trafiku i drogës. Në qershor të vitit 2024, dy shoferë të kompanisë “A Travel” janë kapur në flagrancë duke transportuar një shumë të konsiderueshme parash nga Italia drejt Shqipërisë. Shoferët kanë pranuar se paratë u ishin dhënë nga shtetas italianë për t’i transportuar në Shqipëri, kundrejt një pagese për shërbimin e ofruar. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar lidhjet e tjera të shtetasve të dyshuar dhe burimet e pasurive të tjera që ata mund të kenë fshehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit