Operacion i rrallë në QKUK, hiqet tumori me përmasë 16 centimetra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.11.2025, 14:58

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale për largimin e një tumori mediastinal me përmasë rreth 16 centimetra.

“Pacientja F. D., 67-vjeçare, konsiderohej rast delikat për shkak të afërsisë së tumorit me strukturat vitale të gjoksit. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve torakalë me asistencë nga mjekët e anestezionit dhe stafi profesional dhe përfundoi me sukses. Pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po monitorohet nga afër nga stafi i klinikës”, thuhet në njoftimin e ÇKUK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit