Në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë arriti vlerën 2,36 trilionë lekë, me një rritje reale prej 4,02% krahasuar me vitin 2022. Rajoni Qendër kontribuoi me 50,3% të kësaj vlere, ndërsa rajoni Veri pati një kontribut prej 22,5% dhe Jugun 27,2%. Tirana, si motori kryesor i rritjes ekonomike, gjeneroi mbi 43% të PBB-së së vendit, me një rritje reale prej 4,7% në vitin 2023.
PBB-ja për frymë në nivel kombëtar arriti në 984 mijë lekë, me diferenca të theksuara mes rajoneve. Tirana është rajoni me PBB-në më të lartë për frymë, me 1,367 milionë lekë, që është 39% më shumë se mesatarja kombëtare, ndërsa Kukësi renditet në fund me vetëm 549 mijë lekë për frymë, 44% nën mesataren kombëtare. PBB për frymë në rajonin Veri është 819 mijë lekë, në Qendër 1.199 milionë lekë dhe në Jug 845 mijë lekë.
Në nivel qarku, Tirana ka PBB-në më të lartë për frymë me 1.367 milionë lekë, që është 38,9% mbi mesataren e vendit, ndërsa Kukësi ka PBB-në më të ulët, me 549 mijë lekë, që është 44,19% nën mesataren e vendit. Pas Kukësit, renditen Dibra me 595 mijë lekë dhe Berati me 599 mijë lekë, me PBB për frymë më të ulët se mesatarja kombëtare.
