Banorët e zonës së Freskut, në rrugën "Dalip Topi", kanë shprehur shqetësimin e tyre për bllokimin e një garazhi në pallatin ku jetojnë, pasi asnjë veprim nuk është ndërmarrë për të zbatuar urdhrin e prishjes të dhënë nga autoritetet. Që nga muajin qershor, ka dalë një urdhër për të prishur ndërtimin pa leje, por, sipas banorëve, IMT ka kryer vetëm kontrolle formale pa marrë masa konkrete. Aksioni ka përfshirë vetëm fotografimin e objektit dhe më pas largimin e grupit të inspektorëve.
Sipas informacionit të dhënë nga qytetarët, grupi i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka shkuar disa herë për të zbatuar urdhrin, por asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime reale për të prishur garazhin. Ata thonë se vetëm janë bërë foto si dëshmi që janë paraqitur, dhe pas pak minutash janë larguar pa realizuar asnjë veprim të dukshëm. Ky qëndrim ka shkaktuar irritim dhe mosbesim te banorët, të cilët kërkojnë veprim më të shpejtë dhe të drejtë nga autoritetet.
"Përshëndetje JOQ! Jemi disa banorë në zonën e Freskut, rruga Dalip Topi, “Rezidenca Platea”. Kemi bërë një ankesë në të gjitha institucionet për bllokimin e një garazhi në pallatin tonë. Në muajin qershor ka dalë urdhri i prishjes për këtë ndërtim pa leje. Por çudia ndodh: vjen grupi i IMT për të zbatuar urdhrin dhe nuk e zbatojnë, por vetëm bëjnë foto për të thënë se erdhën dhe pastaj ikin. Po vjen muaji i gjashtë dhe akoma nuk veprohet." thotë një qytetar i zonës.