Një qytetar ka kërkuar ndihmën e JOQ përmes një postimi, pasi ka pësuar dëme të mëdha nga një vjedhje. Sipas tij, një person ka thyer xhamin e makinës dhe ka vjedhur veglat e punës, që janë të domosdoshme për ushtrimin e profesionit të tij.
Në video shihet qartë një i ri, i cili udhëton me një biçikletë, duke thyer xhamin e makinës dhe duke vjedhur veglat e punës. Pas aktit të vjedhjes, ai largohet shpejt nga vendi i ngjarjes. Qytetari ka kërkuar publikimin e videos që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit, duke shpresuar që kjo të sjellë një rezultat të shpejtë dhe ndihmë nga ana e komunitetit.
“Përshëndetje JOQ! A mund të më ndihmoni? Më kanë thyer xhamin e makinës dhe më kanë vjedhur veglat e punës. Mund ta publikoni pak videon, mos e njohin dhe e gjejmë personin”, shkruan qytetari duke theksuar rëndësinë e rikthimit të veglave që janë thelbësore për jetesën e tij.