Rrugët e Kamzës europiane kalohen vetëm me varka, banorët mbushin gropat me beton

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2025, 10:35

Banorët e Kamzës dhe zonave përreth kanë ngritur sërish alarmin për gjendjen e mjerueshme të rrugëve, duke denoncuar mungesën totale të ndërhyrjeve nga Bashkia Kamëz.

Në rrugën “Albavia – Çerkezë – Morinë”, qytetarët thonë se situata është katastrofike. Sipas tyre, rruga është e pakalueshme si për makina, ashtu edhe për këmbësorë, ndërsa balta dhe gropat e thella e kanë kthyer rrugën në një terren të rrezikshëm.

Kjo rrugë e quajtur "Argjinatura" prej vitesh është premtuar gjatë fushatave elektorale, por sërish vazhdon të mbetet e pa përfunduar. Banorët detyrohen të mbushin vetë gropat me beton, pasi, siç shprehen ata, bashkia “nuk ka fonde” për ta rikonstruktuar. Rreth 800 metra rrugë, që lidh disa lagje, është kthyer në makth të vërtetë për banorët.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse dhe fund premtimeve boshe, pasi siç shprehen ata, “Kamza europiane” po mbetet vetëm në letër.

Denoncimi 1:

Pershendetje Joq shikoni pak keto fotot e rruges Albavia drejt fshatit Çerkeze-Morine nje katastrofe ku njeriu nuk mund te ece as ne kembe as ne makine ,turp per kete shtet qe kemi.

Denoncimi 2:

Pershendetje JOQ rruga argjinatura bashkia Kamez banoret mbushin vete gropat me beton sepse bashkia Kamez nuk ka lek me e bo kete rruge kamza europiane. Ka vite qe e presim kete rruge te shtohet por vetem per fushata permendet si ide por prap keshtu vazdon te jete edhe sot kjo rruge u be histori 15 vjet qe nuk vene dore 800 metra rrug eshte

Denoncimi 3:

Pershendetje JOQ. Kamza 2025 rruga nga Albavia deri tek ura Cekreze e ka per mirmbajtje Bashkia Kamez 800 metra rruge eshte ne kete gjendje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit