30 mijë € borxhi i pashlyer i Spanjës: Vëllezërit Cekani kërcënojnë të riun, e ndjekin, i fotografojnë shtëpinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.11.2025, 09:38

Policia e Tiranës vijon kërkimet për Ardi Cekanin, vëllain e Ersi Cekanit, i cili u arrestua një ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”.

Sipas burimeve, hetimet nisën pas denoncimit të një 29-vjeçari, i cili deklaroi se ishte kërcënuar dhe shantazhuar nga familjarët Cekani për një borxh prej 30 mijë euro, që dyshohet se lidhet me një marrëveshje financiare të bërë në Spanjë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Ersi Cekani i ka dërguar mesazhe kërcënuese të riut, duke i thënë se do ta vriste nëse nuk e shlyente shumën e pretenduar. Ai madje e kishte ndjekur dhe fotografuar banesën e tij si formë presioni.

Ngjarja ka kulmuar një ditë më parë, kur tre vëllezërit Cekani, të shoqëruar nga tre persona të tjerë, janë paraqitur për ta kërcënuar sërish të riun. Pas ndërhyrjes së policisë, Ersi Cekani u arrestua në flagrancë, njëri nga vëllezërit u shpall në kërkim, ndërsa tjetri dhe tre personat që i shoqëronin u proceduan në gjendje të lirë.

Sipas Policisë, vëllezërit Cekani janë persona me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të ndryshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre dhe burimit të të ardhurave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit