Banori i Valiasit: Suli i Bashkisë Kamëz na la 20 metra rrugë pa asfalt!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.11.2025, 08:29

Një banor nga Valiasi i është drejtuar JOQ Albania me një ankesë lidhur me gjendjen e rrugës në zonën ku banon. Sipas tij, ndërsa të gjitha rrugët e Valiasit janë shtruar me asfalt, segmenti ku jetojnë gjashtë familje është lënë pas dore, pasi është mbuluar vetëm me çakëll për një gjatësi prej 20 metrash.

Qytetari i bën thirrje Bashkisë së Kamzës me kryetar Rakip Suli, që të ndërhyjë për të përfunduar punimet dhe për të shtruar me asfalt edhe këto 20 metra, në mënyrë që edhe banorët e kësaj pjese të kenë të njëjtat kushte si pjesa tjetër e lagjes.

"Përshëndetje JOQ! Jam një qytetar i Valiasit. Janë shtruar të gjitha rrugët e Valiasit, ndërsa ne jemi gjashtë familje dhe rrugën tonë e kanë shtruar vetëm me çakëll, për një gjatësi prej 20 metrash linearë. Nuk është hedhur asfalt. I bëj thirrje Bashkisë së Kamzës që të shtrojë edhe këto 20 metra rrugë", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit