Makina përfundon mbi bordurë në Kamëz: Nëse s’je për timon, mos e merr makinën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.11.2025, 22:55

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një automjet që ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi bordurën ndarëse të rrugës në Kamëz, pranë shkollës “Angela Merkel”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:40. Për fat të mirë, në momentin e aksidentit rruga ka qenë bosh dhe nuk ka persona të lënduar.

Qytetari që dërgoi videon apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve:

“Shoferët janë bërë shumë të papërgjegjshëm, nuk dinë as drejt të ecin, vetëm i gjuajnë bordurave. Mund të kishte ndodhur tragjedi nëse rruga do kishte njerëz. Nëse nuk je për timon, mos e merr makinën, se mund të humbasësh një jetë, edhe pa dashje. Ju lutem, bëni kujdes sepse raste të tilla po shtohen çdo ditë.”

Pamjet e dërguara tregojnë makinën të ngjitur mbi ndarësen e rrugës, me dëme të dukshme materiale. Siç shprehet qytetari, mrekulli që askush nuk u lëndua nga aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit