A do të ketë “surpriza” për SHBA? Rusia mund të furnizojë Venezuelën me raketa balistike “Oreshnik”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.11.2025, 20:23

Alexei Zhuravlyov, zëvendëskryetari i parë i Komisionit të Mbrojtjes në Dumën Shtetërore të Rusisë, ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që Moska t’i furnizojë Venezuelës me raketa balistike të tipit “Oreshnik”.

Ai e bëri këtë deklaratë për median propagandistike ruse Gazeta.Ru, duke theksuar se Rusia vazhdon të dërgojë armë në Caracas, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara po rriten.

Sipas Zhuravlyov, Rusia mbetet partneri kryesor ushtarako-teknik i Venezuelës, duke i siguruar një gamë të plotë armatimesh, nga armët e lehta deri te avionët luftarakë.

Ai shtoi se sasia dhe llojet e furnizimeve janë të klasifikuara, duke paralajmëruar se “amerikanët mund të kenë surpriza”.

Zyrtari rus konfirmoi gjithashtu se Moska ka dërguar tashmë sisteme raketore tokë-ajër S-300VM (Antey-2500), si edhe Pantsir-S1 dhe Buk-M2E.

Ai shtoi se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk e ndalon Rusinë të furnizojë Venezuelën me armë moderne me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe raketat Kalibr.

Kohët e fundit, diktatori venezuelian Nicolás Maduro i ka kërkuar ndihmë ushtarake Rusisë, Kinës dhe Iranit, veçanërisht raketa, sisteme radari dhe mbështetje për mirëmbajtjen e avionëve luftarakë, për shkak të pranisë së shtuar ushtarake amerikane në Karaibe.

Një ditë më parë, Moska ratifikoi një marrëveshje të re strategjike me Venezuelën, që thellon bashkëpunimin ushtarak dhe politik midis dy vendeve.

Në kuadër të kësaj partneriteti, po zbatohen disa projekte madhore, përfshirë hapjen e një fabrike municionesh në shtetin Aragua, e cila kishte filluar ndërtimin pothuajse dy dekada më parë.

Përveç kësaj, Rusia ka siguruar të drejta për eksplorimin e depozitave të naftës dhe gazit me vlerë miliarda dollarë, duke rritur ndikimin e saj ekonomik në Amerikën Latine.

Sistemi Oreshnik, sipas burimeve, tashmë është vendosur edhe në territore të tjera ku Rusia ushtron ndikim, përfshirë Bjellorusinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit