Presidenti i KE: Mali i Zi mund të bëhet vendi i 28-të i BE në 2028, ka bërë më shumë përparim se Shqipëria

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.11.2025, 18:15

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një fjalimi në Bruksel lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se zgjerimi i BE-së është “investimi më i mirë për të ardhmen e rajonit”, duke përmendur përparimin e bërë nga disa vende në rrugën e anëtarësimit.

Costa vlerësoi progresin e Shqipërisë, por u ndal më gjatë te Mali i Zi, për të cilin tha se ka bërë “përparimin më të madh” ndër vendet kandidate dhe mund të jetë vendi i 28-të që i bashkohet BE-së deri në vitin 2028.

“Unë besoj se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 në 2028. Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh dhe ambicia e tyre për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2026 duket e besueshme, nëse ata vazhdojnë me të njëjtin angazhim dhe punë intensive për reformat e kërkuara. Shqipëria ka arritur progres të theksuar në rrugën e anëtarësimit“, tha Costa.

Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian vjen në një kohë kur në Shqipëri anëtarësimi në BE është kthyer në një parullë propagandistike të përsëritur në çdo dalje publike të Kryeministrit, i cili e ka cilësuar shpesh “çështje kohe” hyrjen e vendit në Union.

Megjithatë, nga sa duket, ora e integrimit tonë ecën ndryshe nga ajo e Brukselit, ndoshta sepse te ne akrepat i rrotullon propaganda, jo reformat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit