“Parkova makinën ngjitur me të tjerat, policia më gjobiti vetëm mua”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.11.2025, 19:25

Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një trajtim me dy standarde nga Policia Rrugore.

Ajo thotë se kishte parkuar makinën e saj në rrugën Vasil Shanto, dhe ngjitur me të ishin dy automjete të tjera. Por policia e ka gjobitur vetëm atë dhe jo shoferët e tjerë.

Vajza tregon se është gjobitur me 30 mijë lekë, ndërsa shkelësit e tjerë jo. Sipas saj, ky është një rast i qartë që dëshmon se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë qytetarët, por policia bën diferencime në punën e saj.

Në mesazhin e plotë ajo shkruan:

Përshëndetje! Ju lutem shumë ta postoni shqetësimin tim. Kisha parkuar makinën te rruga e KESH-it, në Vasil Shanto. Bashkë me makinën time ishin dhe dy makina të tjera ngjitur të parkuara. Makinës sime i kanë vendosur gjobë 30 mijë lekë, këtyre të tjerave jo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit