“Test i detyrueshëm ADN për çdo fëmijë që lind në Shqipëri, mashtrimet e heshtura po shkatërrojnë shumë familje”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.11.2025, 17:18

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të pazakontë, duke propozuar që çdo fëmijë që lind në Shqipëri t’i nënshtrohet një testi të detyrueshëm ADN-je.

Sipas tij, ky hap do të ndihmonte në mbrojtjen e “nderit të familjes” dhe në ndalimin e “shkatërrimit moral” që, sipas mendimit të tij, po përfshin shoqërinë shqiptare.

Qytetari e lidh këtë ide me ngjarjet e rënda që kanë tronditur vendin vitet e fundit, ku janë raportuar raste të dhunës dhe vrasjeve brenda familjeve. Ai pretendon se rrënjët e këtyre fenomeneve mund të gjenden në “mashtrimet dhe gënjeshtrat e heshtura brenda familjeve shqiptare”.

Në mesazhin e tij, ai bën thirrje që shteti të marrë masa ligjore për të bërë testin e ADN-së të detyrueshëm për çdo lindje të re në vend, duke e cilësuar këtë si një mënyrë për të “shpëtuar moralin dhe nderin e kombit”.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Prsh JOQ shpresoj t’a publikoni. Thirrje për drejtësi në familje: Test ADN për çdo fëmijë që lind në Shqipëri!

Çdo ditë po zgjohemi me lajme që të thyejnë shpirtin: babai vret djalin, djali ther nënën, burri përdhunon vajzën, vëllai qëllon vëllanë. Shoqëria po shpërbëhet dhe askush s’e pyet pse.

Por e vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur:

Familja shqiptare është minuar nga mashtrimi, nga gënjeshtrat e heshtura brenda mureve të shtëpisë. Janë me dhjetëra burra që rrisin fëmijë që nuk janë të tyre, pa e ditur kurrë. Janë me qindra fëmijë që rriten në gënjeshtër, pa e ditur kush është gjaku i tyre. Dhe askush nuk mban përgjegjësi. Është koha që shteti të marrë masa të forta: Të bëhet test ADN i detyrueshëm për çdo fëmijë që lind në Shqipëri. Vetëm kështu mund të mbrojmë nderin e familjes dhe të ndalim këtë shkatërrim moral që po e turpëron kombin.

Nuk është çështje burrash apo grash, është çështje e së vërtetës. Sepse kush mashtron për gjakun, nuk mashtron vetëm një njeri, por tradhton gjithë kombin. Shqipëria ka nevojë për të vërtetën. Dhe e vërteta nis nga ADN-ja.”

Shënim: Ky është një qëndrim personal i qytetarit që i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania. Publikimi i këtij mesazhi nuk përfaqëson qëndrimin apo linjën redaksionale të JOQ Albania, por bëhet me qëllimin për të hapur një debat publik mbi temën dhe për të parë çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për këtë propozim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit