Agresori që sulmoi 11 persona futet me thikë në berberhane, shqiptarit s’i dridhet qerpiku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.11.2025, 16:50

Mediat britanike kanë publikuar pamjet që tregojnë momentin tronditës kur Anthony Williams, 32 vjeç, i dyshuari për sulmin me thikë në trenin Doncaster–Londër, hyn me një thikë të madhe të ftohtë në një berberhane në Peterborough, vetëm një ditë para ngjarjes së përgjakshme të së shtunës.

Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë, Williams shihet duke qëndruar jashtë berberhanes me kapuç, më pas futet brenda duke kërcënuar klientët dhe stafin me thikë, ndërsa ata vrapojnë për t’u larguar. Por në mesin e klientëve dhe stafit thuhet se ka qenë edhe një shqiptar, i cili me një qetësi për t'u patur zili, nuk lëviz fare, qëndron para agresorit dhe vazhdon të vishet për t'u larguar në punën e tij.

Nga ana tjetër agresori vijon të kërcënojë personat që ndodheshin aty dhe largohet pa sulmuar askënd për fat të mirë. Kur policia mbërriti në berberhane, agresori ishte larguar dhe vetëm disa orë më pas, në qendër të qytetit Peterborough, ai ka goditur me thikë një 14-vjeçar. Fatmirësisht, adoleshenti mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më vonë, Williams hipi në trenin që udhëtonte drejt Londrës dhe nisi një sulm brutal 15-minutësh, duke plagosur 11 persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike. Treni u ndal me urgjencë në stacionin Huntingdon, ku policia ndërhyri me forca të shumta, përfshirë oficerë të armatosur.

Autori u neutralizua me Taser dhe u arrestua në vendngjarje. Ai është akuzuar për 10 tentativa vrasjeje lidhur me sulmin në tren dhe një tjetër për tentativë vrasjeje në incidentin në Londër.

Sipas autoriteteve britanike, nuk ka asnjë tregues që ngjarjet lidhen me terrorizmin, ndërsa policia po shqyrton të gjitha incidentet për të kuptuar nëse ka pasur vonesa në reagimin fillestar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit