Sali Berisha përgëzon Gjykatën Kushtetuese: Bravo që liruat Erion Veliajn!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.11.2025, 14:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përgëzuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që votuan kundër dekretit të Presidentit për shkarkimin e Erion Veliajt.

Edhe pse më herët e ka akuzuar këtë gjykatë si të kapur nga Edi Rama dhe si shkelëse të ligjeve të vendit, në konferencën e sotme për mediat, Berisha zgjodhi t’i lavdërojë ata për zbatimin e “parimit ndërkombëtar të shprehur qartë nga Komisioni i Venecias”.

Ai nuk la pa përmendur edhe trajtimin e Veliajt në burg, duke e cilësuar si të padrejtë. "Veliaj u trajtua në burg si vrasës serial",-tha Berisha, duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut.

“Pavarësisht komenteve të ndryshme, qëndrimi im është ky. Ata gjyqtarë që votuan kundër dekretit të Presidentit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, zbatuan parimin ndërkombëtar të shprehur qartë nga Komisioni i Venecias. Ata thonë se i nxiti ky e i nxiti ai, ata kanë votuar në përputhje me atë direktivë. Rama thotë ta nxjerrin nga burgu? Por e dëgjuat ju, i kishte caktuar regjimin e serial killer, në qeli thotë Erion Veliaj u trajtova në regjimin e vrasësit serial,” tha Berisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit