Një gabim njerëzor ka ndodhur në Western Union, pranë institutit, më 03.11.2025. Një qytetar ka shkëmbyer 1190 paund, dhe për shkak të shpejtësisë, punonjësja ka kthyer 1 milion lekë më shumë se sa duhej. Jonida Gjoni, drejtuese e pikës Western Union, ka kërkuar që ky mesazh të shpërndahet, pasi ajo dyshon se klienti mund të mos e ketë vënë re gabimin. Ajo i kërkon zotërisë të kthejë lekët e marra tepër që punonjësja mos të penalizohet. Jonida ka theksuar se nuk dëshiron të bëjë denoncim, por kërkon që shumën tepër të kthehet dhe gabimi të rregullohet.
Denoncimi i qytetares:
Përshëndetje JOQ! Jam Jonida Gjoni dhe kam Western Union në institut, ngjitur me Klodi Store. Dje, më datë 03.11.2025, rreth orës 16:00, ka ardhur një zotëri që ka këmbyer 1190£ dhe, për shkak të shpejtësisë, i ka dhënë 1 milion lekë më shumë punonjësja. Do doja shumë që ky mesazh të shpërndahej dhe të arrinte tek zotëria, sepse e gjithë shuma e dhënë tepër duhet të paguhet nga ana e punonjësit. Për të ruajtur privatësinë e zotërisë, po ju dërgoj vetëm një video. Ju lutem, postojeni, pasi nuk dua të bëj denoncim, sepse ndoshta ai vetë nuk e ka vënë re.