Banorët e Gomsiqe Jakaj, në zonën Laç–Vau i Dejës, po përballen çdo ditë me kushte shumë të vështira për shkak të dëmtimit të rrugës. Mjetet e tonazhit të madh që po marrin material për shtrimin e asfaltit kanë krijuar gropa të mëdha dhe kanë bërë që rruga të mbushet me baltë, duke e bërë të vështirë kalimin për banorët. Ata detyrohen të kalojnë çdo ditë nëpër këtë rrugë të shkatërruar për punët e përditshme.
Puna po realizohet nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), e cila ka nisur projektin për “Mbrojtjen e sistemit me prita malore të përrroit të Gomsiqes”. Ky projekt po kryhet nga kontraktori “HASTOC” sh.p.k, dhe është mbikëqyrur nga shoqëritë “CIVIL CONS” sh.p.k, “ARG” sh.p.k dhe “TRIANGLE” sh.p.k. Banorët kërkojnë që kompania mos të dëmtojë një rrugë për të vijuar punën me projektin tjetër.
Denoncimi i qytetarit për JOQ Albania:
Pershendetje JOQ dhe më falni për shqetësimin. Ky vend quhet Gomsiqe Jakaj, zona e Laç- Vau i Dejës. Shifeni si përballen fshatarët e shkretë përditë. Këto janë tu marrë material për shtrimin e asfaltit. Shikoni çfarë kanë bërë makinat e tonazhit të madh, një gropë të madhe. Këta marrin material te kjo rrugë duke e shkatërruar këtë për të rregulluar një rrugë tjetër. Ja që pislliku. Ja çfarë balte. Fshatarët e shkretë kalojnë përditë nëpër këtë rrugë.