Autor: Arlis Alikaj
Përgatitjet për samitin e klimës COP30 (një nga më të rëndësishmet që tregojnë se ku shtetet globale duhet të përqëndrohen deri në 2030 me prioritet për mjedisin) janë në fazën përfundimtare dhe të dhënat nga Beyond Fossil Fuels tregojnë se Europa është duke bërë përparime, por edhe përballet me disa probleme.
Shumë njerëz duan energji të gjelbër
Një sondazh tregon se 97% e drejtuesve të firmave dhe drejtuesve të mëdhenj duan që Evropa të kalojë nga karburantet fosile te energjia e ripërtëritshme. Edhe qytetarët janë shumë të lirë: 77% e tyre në gjashtë vende e duan më shumë energjinë vendase, në vend që të mbështeten tek importet.
Qymyri po largohet nga energjia e Evropës
Gjatë vitit 2025, prodhimi i energjisë nga qymyri ra me 8% në Europë. Gjermania, Polonia dhe Turqia janë duke hequr dorë nga ky burim i dëmshëm për klimën, dhe edhe Irlanda tashmë nuk përdor më qymyr ndërsa po i afron fundi i qymyrit.
Era dhe Dielli po rriten, por ka probleme
Edhe energjia e diellit dhe ajo e erës po rriten në kontinent, duke mbuluar një të tretën e energjisë në Evropë. Por për fat të keq, energjia nga era është duke zvogëluar prodhimin këtë vit dhe kjo mund ta bëjë Evropën të vuajë për energji të pastër. Ky vit shënon pothuajse ardhjen e vitit të parë kur prodhimi nga era po zvogëlohet krahasuar me vitin e mëparshëm, dështimi i erës, rrezikon të çojë në varësi më të madhe nga burimet fosile.
Probleme me ndërhyrjet në rrjetin elektrik
Më shumë se 1,700 gigavatë projektesh të rinovueshme janë duke mbetur pezull në rrjet. Kjo po vonon ndërtimin e energjisë së pastër dhe po shkakton humbje miliona euro. Ekspertët thonë që duhet më shumë rregulla të qarta që ta shpejtojnë rrugën e energjisë së gjelbër.
Data Centers — sa po ndotin dhe sa duan qytetarët
Shqiptarët dhe evropianët janë të shqetësuar për 'qendrat e të dhënave' që përdorin shumë energji. 72% e njerëzve duan që ato të punojnë vetëm me energji të ripërtëritshme. Por nëse vazhdojnë të rriten pa kontroll, ato mund të shkaktojnë shumë ndotje dhe emetime të dëmshme për klimën.
Europa po bën përpjekje të mëdha për energji të pastër, por duhet të shpejtojnë. Edhe Shqipëria mund të nxjerrë mësim nga kjo dhe të planifikojë një rrugë të qëndrueshme për energjinë e rinovueshme, që do të ndihmojë për një të ardhme më të gjelbër.
Europa hapa të mëdha drejt energjisë së pastër, por has edhe sfida
IN: Përparimet kryesore
OUT: Sfida dhe pengesa