Makina në lëvizje, shkodrani tërheq zvarrë në rrugë qenin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.11.2025, 10:19

Edhe pse denoncimet për keqtrajtimin e kafshëve janë të shumta, duket se rastet e tilla vazhdojnë të shtohen nga dita në ditë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, ku një qytetar ka dokumentuar një akt të dhunshëm ndaj një qeni. Pamjet, të siguruara nga denoncuesi, tregojnë një automjet që tërheq zvarrë një qen të gjallë përgjatë rrugës.

Sipas dëshmisë së qytetarit, kafsha ishte gjallë por drejtuesi i mjetit nuk ndalonte dhe vazhdonte ta tërhiqte zvarrë.

Qytetari kërkon marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtij rasti pasi për shkak të ndëshkimeve inekzistente dhe ndërhyrjes nga autoritetet përgjegjëse, raste të tilla sa vijnë e shtohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit