Shqiptari në Angli kapet me kokainë të fshehur në tigan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.11.2025, 09:21

Një 22-vjeçar shqiptar, Ervis Doksani, është dënuar në Brighton të Anglisë për trafik droge të klasit A, pas një hetimi të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Ai u arrestua mbrëmjen e 2 tetorit, pasi oficerët e kishin vëzhguar gjatë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me persona të ndryshëm, çka ngriti dyshime për përfshirjen e tij në aktivitet të paligjshëm me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti Doksanit 12 qese me kokainë të fshehura brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh. Hetimet çuan më tej në apartamentin ku ai qëndronte, në Dyke Road të Brighton-it, ku u zbuluan edhe 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e së cilës ishte vendosur në një tigan, si dhe rreth 1,000 paund para cash.

Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha se ky dënim është një goditje e rëndësishme ndaj trafikut të drogave të rënda. “Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona. Drogat e klasit A shkatërrojnë jetë dhe komunitete, dhe NCA do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim,” deklaroi ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit