Pamje të reja nga “revolta me libër shtëpie” e vlonjatëve kundër tifozëve të Elbasanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.11.2025, 22:51

Ndeshja e sotme mes Flamurtarit dhe Elbasanit, e luajtur në Vlorë dhe e fituar nga verdheblutë me rezultatin minimal 0-1, nuk përfundoi pa tensione. Pas përfundimit të takimit, situata doli jashtë kontrollit mes tifozerive, duke sjellë kaos dhe përplasje në afërsi të stadiumit.

Në pamjet e reja të siguruara nga redaksia jonë shihen tifozët e Flamurtarit duke shpërthyer në kor me ofendime ndaj atyre të Elbasanit, ndërsa forcat e policisë kanë rrethuar zonën për të shmangur përshkallëzimin e dhunës. Nga ana tjetër, tifozët miq janë parë duke thyer stolat e stadiumit dhe duke i hedhur në rrugë.

Elbasani siguroi tre pikë të vlefshme në transfertë, duke u ngjitur përkohësisht në krye të tabelës me 20 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund me vetëm 5 pikë. Goli vendimtar u realizua në pjesën e dytë nga Lajthia, pas një goditjeje me kokë, ndërsa vendasit patën pretendime për një penallti të anuluar nga VAR-i.

Në fund, duket se në qytetin bregdetar, për një mbrëmje të vetme, të gjitha hallet e përditshme u harruan. Gjithçka u la mënjanë për t’u përqendruar te “kauza e madhe”: topi që nuk deshi të hynte në rrjetë, penalltia e munguar… apo zënkat e panevojshme që e pasuan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit