MPB Maqedoni njofton se sot (03.11.2025) në Shkup, zyrtartët e policisë nga SPB Shkup arrestuan H.K. (37) nga Shkupi.
I cili rreth orës 12:30 në bulevardin Goce Delçev në Shkup, me automjetin "Passat" me targa të Shkupit goditi një biçikletë të drejtuar nga J.K. (78) nga Shupi, cili vdiq në vendngjarje nga lëndimet e marra.
"Pas aksidentit, shoferi i automjetit "Passat" braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga oficerët e policisë, ai u gjet dhe u arrestua".
"Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga MPB.