Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili denoncon një drejtues mjeti që rrezikoi përdoruesit e rrugës pas një parakalimi të gabuar.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në fshatin Surrel të Tiranës. Siç shihet në pamje, drejtuesi i automjetit futet me shpejtësi në një parakalim të rrezikshëm, ndërkohë që nga krahu tjetër po vinte një makinë përballë, e cila fatmirësisht frenoi, duke shmangur kështu një aksident potencialisht të rrezikshëm.
Qytetari që ka dërguar videon kërkon ndërhyrjen urgjente të policisë rrugore, pasi sjellje të tilla në rrugë vënë në rrezik jetën e të pafajshmëve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.