Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, saktësisht në Vragoli.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi.
“Rreth orës 17:35, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në Vragoli, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet.
Në vendin e ngjarjes, mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi.
Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, ndërsa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik”, ka deklaruar Hoxha.