Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, është shpërblyer me një post të ri diplomatik. Pas dorëheqjes së tij në shtator nga drejtimi i Bashkisë, Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Me këtë lëvizje, ish-kryebashkiaku i Vlorës i rikthehet karrierës në diplomaci, një fushë ku ka shërbyer më herët përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë bregdetare.
Dredha mbajti postin e kryebashkiakut për më shumë se dy vjet dhe ishte një nga figurat e promovuara nga Partia Socialiste në zgjedhjet vendore. Emërimi i tij në Zvicër shihet si një tjetër rast ku ish-zyrtarë lokalë të mazhorancës transferohen në detyra të rëndësishme jashtë vendit.