Çdo ditë e më shumë dalin në dritë fakte që flasin për dështimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të kontrolluar produktet që tregtohen në vendin tonë.
Pas dhjetëra rasteve të mëparshme, sot një tjetër rast vjen nga qyteti i Shijakut. Protagonist këtë herë është “Diambe Market”, i cili me sa duket tregton ushqime të prishura.
Njëjtë si këto çokollata që janë blerë nga një qytetar. Ai tregon me pamje se çokollatat janë plot me krimba të vegjël, dhe bën apel për më shumë kujdes. “Shkova bleva dy herë kastile dhe të gjitha ishin me krimba,” shkruan denoncuesi.
Apeli duhet të shkojë dhe për “AKU-në” e cila duhet të rrisë më tepër kontrollet, që raste të tilla të përsëritura shumë herë, të mos rrezikojnë jetën e konsumatorëve.
Në mesazhin e plotë ai shkruan:
Bleva këto çokollatat për fëmijë tek “Diambe Market” në qytetin e Shijakut. Shikoni çfarë ju japim fëmijëve, çokollata me krimba. Ju lutem postojeni dhe ta shikojnë të gjithë. Të kenë kujdes tek fëmijët se s’po dimë çfarë po hamë. Shkova bleva dy herë kastile, dhe të gjitha ishin me krimba.