Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.11.2025, 17:34

Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20, në rrethana ende të paqarta.

I riu, me inicialet M.D., është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, pasi kishte një plagë në këmbë, në zonën e thembrës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, 31-vjeçari nuk ka dhënë ende detaje për mënyrën si është plagosur, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Policia bën me dije se është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit